#rtvora #rtvoranews
Mesatarisht në ditë në të gjitha shkollat e vendit mungojnë 80 mësues për shkak të Covid, ndërsa mësohet se 40 nxënës janë në karantinë. Në 24 orët e fundit, 144 qytetarë rezultuan pozitiv me Covid 19, ndërsa fatkeqësisht humbën jetën 4 qytetarë, mes tyre dhe një mjek.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar njofton se mesatarsisht në ditë janë 80 mësues, të cilët mungojnë në të gjitha shkollat e vendit si pasojë e Covid-19.
Ndërkohë, sipas burimeve bëhet me dije se 40 nxënës janë të vetëkarantinuar ndërsa gjatë dy javëve të para të procesit mësimor kanë munguar 5000 nxënës.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i këtyre mungesave është më i vogël.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë përmes deklaratës zyrtare të përditësimit të të dhënave njoftoi se 144 qytetarë rezultuan pozitiv me koronavirus në 24 orë, ndërsa janë shëruar në këtë hark kohor 150 qytetarë. Këto janë rezultate që kanë dalë nga testimi i 912 qytetarëve.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/mesatarisht-80-mesues-mungojne-ne-nje-dite-per-shkak-te-covid-19/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv