Top News - Maqedoni e Veriut/ Qeveria vendos për kufijtë

2020-12-24 16

Komisioni i Sëmundjeve Infektive i Maqedonisë së Veriut, i ka propozuar qeverisë hapjen e kufijve me Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, pa testin PCR. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet të martën në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv. ?Bëhet fjalë për nismë rajonale ndërkohë që shifrat thuajse janë identike. Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Ne marrim vendime pozitive kur propozime të tilla bëhen nga ekspertët e Komisionit të Sëmundjeve Infektive?, ka deklaruar Zaev. Vendim të ngjashëm për hapjen e kufijve pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin pa prezantuar para autoriteteve kufitare testin negativ për koronavirus. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se propozimi i Komisionit është marrë bazuar në analizat epidemiologjike, sipas të cilëve për momentin nuk ka të dhëna, apo numër të lartë rastesh me COVID-19 të ardhura nga këto vende. Shtetasit e Maqedonisë e Veriut aktualisht mund të lëvizin pa testin PCR vetëm se në Republikën e Shqipërisë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#Kufijte#TopChannel

Free Traffic Exchange