?Është një frymëmarrje sepse paguajmë shumë taksa, për bashkinë për tavolinat, sigurimet e punonjësve, TVSH. Me heqjen e tyre ne lehtësohemi. Po ashtu lehtësohemi edhe nga kontrollet tatimore që kanë qenë të shpeshta. Kam marrë disa herë gjoba dhe jam gati thuajse për pezullim aktiviteti për moslëshim kuponi tatimor. Falë kësaj nisme do shpëtojmë nga kontrollet, do punojnë rehat.?
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm Lirija nuk do të paguajë më as tatim fitim dhe as TVSH për biznesin e saj, pasi qeveria ka vendosur zerimin e tyre deri ne vitin 2029. Por, sa frymëmarrje krijojnë këto lehtësi fiskale sipërmarrjen e vogël?
Gerond Begolli, konsulent biznesi: Padyshim që lehtëson bizneset pasi i ndihmon që paratë për këto taksa ti investojnë diku tjetër në mënyrë më produktive. Po ashtu, është një lehtësi edhe për vetë tatimet si në kosto për burime njerëzore ashtu edhe në kohë, pasi kanë më pak biznese për të kontrolluar.
Por, ekspertët vlerësojnë se me zbatimin e kësaj nisme që parashikon heqjen e tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe atë të TVSH-së për subjektet me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë, administrate tatimore duhet të shtojë vëmendjen ndaj biznesit të madh pasi ndryshimi I pragut mund t?i shtyjë ato të bëjnë evazion.
Gerond Begolli: Mund të ketë një efekt negativ pasi kompanitë e mëdha do tentojnë që të copezojnë aktivitetin në disa subjekte të vogla dhe në kushte të tilla tatimet duhet të rrisin kontrollet te këto subjekte me risk të lartë.?
Nisma për zerimin e këtyre taksave është miratuar në Kuvend dhe do të nisë zbatimin në fillim të vitit 2021. Këto lehtësi fiskale synojnë mbështetjen e sipërmarrjes së vogël e cila ka pësuar dy goditje të rënda në pak kohë, nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe më pas nga pandemia Covid-19.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TVSH#Biznesi#TopChannel