Rama: Meta po kontakton trafikantët e OFL-së, ta harrojë që kjo gjuhë i shkon me PS-në

2020-12-24 9

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër në fjalimin e tij në Kuvend, ku nuk ka nguruar që të sulmojë opozitën e re, duke thënë se nuk kanë shanse që të marrin vota në zgjedhjet e ardhme, por edhe për presidentin Ilir Meta. Rama hodhi akuza në drejtim të kreut të shtetit sipas së cilit po kontakton me trafikantët që i prek OFL-ja.

"Ca kërkoni nga PS shërbëtoren tuaj apo të asaj që janë jashtë jemi këtu për ata që na kanë zgjedhur dhe për t'i shërbyer këtij vendi dhe e dini pse do vazhdojmë ta udhëheqim këtë vend, jo se jemi pa gabime apo të rënë nga qielli, por sepse ky popull nuk është budalla. Dhe ata që flasin në emër të popullit, qoftë përfaqësues i lartë apo i verbër në rrjetet sociale, është i destinuar që nga ky popull të marrë dënimim. Ua kamë thënë opozitës dhe po ua them dhe ju. Nuk merrni vota u as me lista të hapura e as të shqyera se ju e dini popullin budalla, për aq kohë ju s'keni shans që të konkurroni PS. Listat janë të hapura, nuk kemi shpikur asnjë model, Do rrëzojmë një shpikje, që është karteli i partive me koalicione, ku votat i merr njëri dhe ia kalon tjetri pa pikë turpi dhe kushto që hyn  në listë mund të zgjidhet, por duhet të marrë votat. Patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD, as një furgon i shpikur KCK dhe as një tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD, është një familje politike ku ka rregulla dhe ka të drejtë që të rendisë skuadrën e vet, nga portieri te sulmuesi bashkë me rezerva dhe cdo rezervë që merr votat futet në fushë, shumë e thjeshtë. SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. T'i harroj Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL, po nuk i shkon e PS dhe popullin shqiptar", tha Rama.