Ora News - Zani Çaushi nuk heq dorë, kërkon sërish lirinë e tij në gjykatë

2020-12-24 19

#rtvora #rtvoranews

Ish kapobanda i Vlorës, Zani Çaushi kërkon njohjen e viteve të burgut pasi sipas tij, pjesa e paraburgimit nuk I është llogaritur.

Nga qelitë e burgut të Drenovës, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm,Çaushi ka depozituar një kërkesë para 5 ditësh për lirim të parakohshëm në Gjykatën e Korçës.

Çaushi pretendon lirim të parakohshëm për shkak se është rehabilituar për shkak se ka vuajtur 25 vite nga dënimi me burg, kohë gjatë së cilës ka shfaqur sjellje të mirë.

Sipas tij, ai ka bërë 31 vite burg, ndërsa pas lirimit pretendon se do të punësohet për të mundësuar rritjen e dy fëmijëve të tij, të cilët kanë lindur gjatë qëndrimit të tij në burg.

Çfarë pretendon avokati i tij, Arben Lera

Sipas avokatit Arben Lena, klienti i tij Zani Çaushi është duke kërkuar llogaritjen e saktë të viteve të paraburgimit pasi sipas tij, janë bërë gabim.

Çaushi është arrestuar në vitin 1998 është liruar më pas për 1 muaj dhe është riarrestuar.

Në vitin 2001 ai është dënuar me burgim të përjetshëm. Më pas të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë lënë në fuqi këtë dënim.

Por Çaushi pretendon nëpërmjet kërkesës së tij se nuk i është bërë përllogaritja e saktë e muajve të paraburgimit për vitet ?98-99 prandaj nëpërmjet kësaj kërkese kërkon rillogaritjen e tyre të saktë.

?CV? e Zani Çaushit:

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ?97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zani-caushi-nuk-heq-dore-kerkon-serish-lirine-e-tij-ne-gjykate/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv