Deputeti i opozitës së re, Selami Jenisher ka deklaruar hapur votën e tij pro draftit të PS-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
"Për herë të parë do të votojnë me lista të hapura dhe do të ketë të drejtë të zgjedhin ato deputetë që meritojnë karrigen e deputetit për ta çuar jetën e shqiptarëve përpara dhe për t'u dalë zot atyre. Ne grupi parlamentar Drejtësi dhe Demokraci jemi angazhuar gjatë kësaj kohe që ky projektligj të jetë më i miri i mundshëm, është më se e vërtetë që me këtë projektligj me këtë kod zgjedhor, shqiptarët do të vendosin vetë në mënyrë demokratike më mirë se çdo herë tjetër. Unë dhe disa që thonë të votohet kundër, detyra jonë është që ato projektligje që e cojnë jetën e shqiptarëve përpara, t'i votojmë. Nëse nuk i votojmë sot, pasojat bien mbi shqiptarët. Kjo është detyra jonë. Kur ne e votojmë këtë projektligj populli shqiptar mund të votojë kë ka besim ai që i del zot jetës së tij. unë do të vejë listën time të hapur dhe do i kërkoj populli shqiptar të më propozojnë emrat e tyre deputetëve që mendojnë ata se u con jetën përpara, edhe pse 1/3 është e mbyllur, do çojmë në parlament ato që kanë marrë më shumë vota. Partia jonë e ka në dorë me cu ato njerëz që meritojnë respektin dhe besimin e popullit", tha Jenisher nga foltorja e Kuvendit.