Ndryshime te reja ne qeverine Meta (8 Nentor 2000)

2020-12-24 8

Lajme Arkiva 2000
Kryeministri Ilir Meta i propozoi sot Presidentit të Republikës disa ndryshime në qeveri. Me motivacionin rritje të mëtejshme të efektivitetit të punës së qeverisë në sektorë të rëndësishëm të punës së saj, Kryeministri Meta propozoi lirimin nga detyra të ministrit të Rendit Publik, Spartak Poçi i cili e emërohet në postin e minsitrit të Punëve Publike në vend të Ilir Zelës që largohet nga ky post.
Vendin e postit të ministrit Publik e zë Ilir Gjoni, deri sot ministër i Mbrojtjes. Në krye të Ministrisë së Rendit shkon Ismail Lleshi, deri sot shef kabineti i Kryeministrit Meta. Rreth orës 12:00 të gjithë ministrat të prekur nga propozimet e fundit për ndryshim nga Meta, kanë shkuar në Presidencë ku Presidenti Mejdani ka dekretuar ndryshimet.
Spartak Poçi sot, i cili takimin e fundit të tij si ministër i Rendit e pati me delegacionin e senatorëve italinë është quajtur dhe si suksesi i qeverisë duke marrë dhe mbështetjen e qeverisë amerikane. Ilir Gjoni i cili brenda një kohe të shkurtër në krye të Ministrisë së Mbrojtes bëri një sërë reformash atje duke rikonstruruar administratën, fitoi besimin e Kryeministrit Meta si një dorë e fortë.
Ilir Zela që lë postin e Punëve Publike, nuk arriti dot të zëvendësojë Gjonin siç ishte parashikuar duke dalë nga kabineti qeveritar dhe duke bërë në vend të ministrit të Mbrojtjes të shkojë Ismail Lleshi, ish deputet dhe ambasador në Turqi, dalë dhe ky nga zyrat e Kabinetit Meta./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange