Report TV - Zhduken 3 persona në Malësi të Madhe, policia kontrolle, dyshohet se janë vrarë

2020-12-24 6

Tre persona janë zhdukur në Malësinë e Madhe. Denoncimi është bërë nga vëllai i një prej të zhdukurve.

Ata kanë humbur kontaktet rreth orës 15:00 të datës 3 tetor ndërkohë që dje kanë bërë denoncimin e Policisë së Malësisë së Madhe.Sipas disa burime personat e zhdukur janë Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20 nëntor 1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe, Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15 janar 1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17 shtator 1995. Klement dhe Danjel jane kushërinj me njëri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe të afërm të Vilson Çutajt.

Policia dyshon se ata janë vrarë në një zonë të thellë edhe ne se trupat e tyre nuk janë gjetur ende.

"Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe" - njofton policia.

Policia ka nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve pas denoncimit të vëllait të një prej personave.