Pure patate me pulë në tavë balte nga zonja Vjollca

2020-12-24 65

Pure patate me pulë në tavë balte
Përbërësit:
500 gr fileto pule
1 kg patate
200 ml verë të bardhë
100 gr pure domate
1 1/2 lugë gjelle mustardë
1 lugë çaji piper të kuq
Rigonë dhe trumzë
50 gr gjalp
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle vaj ulliri
150 gr djath të verdhë
Përgatitja:
Lajmë mirë patatet dhe I vendosim ato për të zjerë për 30 minuta në ujë të bollshëm me pak kripë. Ndërkohë lajmë , thajmë fileton e pulës dhe I presim ato në kubikë mesatar. Vendosim një tigan , 2 lugë gjelle vaj e ngrohim atë dhe vendosim kubikët e mishit për ti kaurdisur deri sat ë zverdhët pak. E shuajmë mishin me 200 ml verë të bardhë kur alkooli të ketë avulluar shtojmë salcën, mustardën dhe 1 lugë çaji piper të kuq, rigon, trumzë, kripë, piper të zi. Ulim temperaturën dhe e lëmë në tigan. Ndërkohë shtypim patatet me 1 lugë gjelle gjalp, kripë, pak piper të zim trumzë dhe pak rigon. N ënjë tavë dheu mund të jenë dhe individualizuar, shtojmë si bazë purenë me patate mbi pure vendosim kubikët me pulë me pak salcë në fund e mbulojmë mishin me djath të verdhë, vendosim tavat ën furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 20 minuta.