Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur qytetarëve në lidhje me heqjen e taksave për biznesin e vogël.
Gjatë udhëtimit me makinë, Rama tha se ky vendim nuk do të jetë i përkohshëm, por tashmë është ligj në Kuvend dhe do të jetë deri në vitin 2029.
?Vendimi nuk është për fushatë, por është një ligj i miratuar në parlament dhe ka fuqi deri kur ju që fitoni me punë të ndershme do të keni fuqinë që ta mbani në fuqi. Për sa më takon, ai ligj do të qëndrojë në fuqi deri në vitin 2029?, tha Rama.