Kodi i ri Zgjedhor, Bylykbashi: Rama përmes trukeve do të reduktojë humbjen, ne fitojmë në çdo rast

2020-12-23 0

Retorika e zakonshme ku Rama po tenton të përçajë opozitë e bashkuar dhe se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit duke ndryshuar rregullat e lojës mbizotëruan edhe në deklaratën e sotme për mediat të dy përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik. Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylybashi dhe ai i LSI-së, Petrit Vasili edhe pse kërkonin me ngulm që ndryshimet në kodin zgjedhor të mos kalonin ditën e nesërme nga Kuvendi, ku ndër të tjera hiqen edhe koalicionet e përbëra, nga ana tjetër shprehen se edhe po u votuan, opozita e bashkuar fitojn gjithsesi dhe se Rama e ka të siguruar humbjen e tij, duke u shfaqur të dyzuar nëse ndryshimet realisht ndikojnë te opozita jashtëparlamentare apo jo.

Bylykbashi shprehet se Rama theu marrëveshjen e 14 janarit dhe po i përdor truket me koalicionet që të reduktojë humbjen e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Ish deputeti i PD-së, tha se Rama nuk mund të ndryshojë rregullat e lojës 7 muaj para zgjedhjeve pasi cenon standardet e OSBE-së dhe Këshillit Europian, ndërsa në lidhje me koalicionet e përbëra, për Bylykbashin bie teza e Ramës se nuk ka asnjë model me lista të hapura dhe koalicione të përbëra, duke thënë se kështu e ka Italia që lejon koalicionet e përbëra në çdo nivel."
Në 2017 parlamenti italian miratoi ligjin ?Rozato? që aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë. Është sot në fuqi.Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Nga 1995, Italia aplikon listën e përbërë në nivel rajonal dhe të përbërë. Model që është përdorur në Francë apo Belgjikë. Por një model i madh është Italia. Bie teza e Ramës. Është në fuqi në një vend në Itali, një nga demokracitë më të mëdha në BE", tha Bylykbashi

Në lidhje me kandidimin e kryetarit të partisë në 4 qarqe të vendit, Bylykbashi e cilësoi një pazar të ulët në parlament duke thënë se kjo plotëson kërkesën e Ramës, të ndalojë koalicionet me lista të përbëra dhe se bie ndesh edhe me rekomandimet e ODIHR-it në 2009, pasi cenon parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.