Ora News- Opozita nuk tërhiqet: Në zgjedhje edhe me kodin e ri, Rama ka frikë nga humbja në 25 prill

2020-12-23 0

#rtvora #rtvoranews

Opozita e bashkuar hedh poshtë aludimet e mazhorancës se nuk ka asnjë vend në Evropë që përdor sistem me lista të hapura dhe koalicione të përbëra.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nga selia blu kanë bërë publike shembullin e Italisë me ligjin Rosato.

Bylykbashi: Koalicioni me listë të përbërë që është marre nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Keni dëgjuar Edi Ramën që thotë se nuk ekziston askund në Europë modeli shqiptar dhe se si do të tërhiqet, nëse ka një vend që e aplikon. Në 2003 këtë model e miratuam me konsensus. Në 2017, Italia miratoi ligjin Rosato, që aplikohet për zgjedhjet për parlamentin italian koalicionin me listë të përbërë, siç e kemi sot. Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohet si me votim të mbyllur dhe me votim të hapur. Kjo rrëzon tezën e Edi Ramës se për shkak se hapet lista, duhen hequr koalicionet. Është një model që është përdorur në Francë, në Belgjikë. Koalicioni me listë të përbërë është në fuqi në Itali, një nga vendet demokratike të BE-së.

Pak orë përpara se ndryshimet në kod zgjedhor të votohen në Parlament në mënyrë të njëanshme, përfaqësuesit e opozitës i bëjnë thirrje Edi Ramës për reflektim.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rrezohet-teza-e-edi-rames-per-modelin-shqiptar-te-koalicioneve-bylykbashi-tregon-ku-perdoret-ky-model-ne-be/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv