Top News - Maxhoranca, votat në seancë/ 84 votat për reformën

2020-12-23 0

Mazhoranca mblidhet të hënën në një betejë për të gjetur 84 vota që të miratojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor që i përshtaten hapjes së listave dhe heqjes së koalicionit.
Kryeministri Edi Rama, deklaroi se mazhoranca nuk mund të presë pafundësisht PD-në ndaj do e miratojë ndryshimin në Kod pa konsensusin e PD-së.
Para pak ditësh në Këshillin Politik nuk u arrit një dakordësi nga palët: pasi PD e LSI kërkonin ruajtjen e formës aktuale të koalicioneve, kurse PS nuk pranoi që të zbatohet formula e vjetër por vetëm lista e përbashkët.
Por përveç telashit e kundërshtimit të opozitës jashtëparlamentare, e cila sipas gjasave do të protestojë fuqishëm për ndryshimet në Kod, edhe opozita parlamentare ka bërë thirrje që të ndërmarrë një akt politik drastik.
Mazhoranca e vetme nuk ka 84 vota dhe me vështirësi mund të shkojë deri te 77 bashkë me Doshin e tre deputetët e zgjedhur nga PDIU në 2017-n.
Ndërkaq, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka publikuar rendin e ditës, ku përveç projektligjit të PS-së janë në axhendën e diskutimit edhe draftet e Myslim Murrizit, Ralf Gjonit dhe Halit Valterit, si dhe atë të Adnor Shametit, që janë përfshirë në një material nga Komisioni i Ligjeve.
Deputeti i Opozitës Parlamentare, Andi Përmeti i ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të tij që të bojkotojnë seancën e nesërme. Ndërkaq Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari si drejtues të opozitës parlamentare ende nuk kanë bërë të ditur se çfarë qëndrimi do të mbajnë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Votat#Maxhoranca#TopChannel

Free Traffic Exchange