Report Tv, Veri Jug - Frrok Prenga dhe vreshtat e Bukmirës

2020-12-23 1

Veri Jug ka udhëtuar në Mirditë, në fshatin Bukmirë, zona e Oroshit të largët dhe sjell aromat e vreshtave me rrush, të njohura jo vetëm në Mirditë, por në të gjithë Shqipërinë. Personazh I reportazhit është vreshtari Frrok Prenga, I cili rrëfen historinë e vreshtarisë në Mirditë, vreshta të ngritura dhe të sistemuara dikur nga specialistë italianë dhe sot në pronësi të banorëve të fshatit Bukmirë. Rrushi I Bukmirës, thotë vreshtari Prenga, mund të konkurojë sot edhe në tregjet europiane. Ndërtimi I një punishteje dhe një minikantine vere dhe rakie, për nevojat e familjes dhe për daljen në treg me kërkesë të bujtinave turistike në Mirditë, Lezhë, Tiranë. Shqetësimi I vreshtarit Prenga - mungesa e ujit për vaditje dhe domosdoshmëria e celjes së puseve. Por për këto, thotë ai, nuk kemi asnjë mbështetje nga ana e shtetit.

Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv

Free Traffic Exchange