Ministja e jashtme e Kosoves i pergjigjet deklaratave te Vulin - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla në një intervistë për Vizion Plus ka reaguar ashpër pas deklaratave të Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë Aleksander Vulin, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe duke kërkuar që faktori ndërkombëtar te mos heshte . MELIZA HARADINAJ-STUBLLA - MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS, KOSOVË?Kemi një deklaratë zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes se Serbisë ku i quan me gjuhë raciste, diskriminues, fyese shqiptarët duke ju referuar fondit ndërshtetërorë që kemi krijuar mes dy qeverive. Prandaj për këtë do duhet të ngrihet zëri ndërkombëtarisht dhe faktori ndërkombëtar të reagoi.?Ministrja Haradinaj-Stublla ndalet dhe tek gjykata speciale dhe tek situata që është krijuar së fundmi ne Kosovë.MELIZA HARADINAJ-STUBLLA - MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS, KOSOVË?Kjo gjykate dhe kjo asimetri mundohet të krijoj barazi mes agresorit dhe viktimës dhe kjo s?do pranohet nga ne asnjëherë dhe nuk është se kjo nuk na brene si popull, i cili ka kaluar përvuajtje te shumta dhe neper krimet genocidale te Serbisë dhe duke e ditur që Serbia ende nuk ka kërkuar falje për ato krime.Kryediplomatja e Kosovës rrëfen dhe situatën e krijuar pas firmosjes së marrëveshjes në Uashington, ku hapja e ambasadës ne Jerusalem është kritikuar ashpër nga shumë vende, që e kanë mbështetur Kosovës që prej Pavarësisë. Pyetje: I qëndroni idesë së hapjes së ambasadës në Jerusalem?Ministrja: Patjetër që po, sepse kjo është një marrëdhënie bilateral dhe besoj që do të kemi dhe mirëkuptimin edhe nga shtetet e tjera aleate dhe duhet ti gëzohen forcimit ndërkombëtar të Kosovës.

Free Traffic Exchange