Rama i vendosur për listat e hapura: I votojmë nesër në Parlament - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca qeverisëse nuk ka ndërmend të tërhiqet nga votimi i listave dhe ndryshimeve në ligjin elektoral. Edhe pse palët opozitare nuk kanë dhënë dakordësinë e tyre 100%, kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet do të votohen të hënën në seancë plenare. Ai vlerësoi se PS ka bërë shumë më shumë seç duhet në këtë proces për reformën zgjedhore.?Nesër në Kuvend ne sanksionojmë listat e hapura dhe me këto lista të gjithë kanjdidatët në listë janë potencialisht të zgjedhshëm deputet dhe deputete, ne na duhet minimalisht të dyfishojmë skuadrën. Në këtë proces kemi qenë shërvbëtorë të përulur të të tjerëve, kemi bërë atë që nuk ka bërë asnjë parti e madhe, duke qenë shërbëtorë të një procesi ku përveç opozitës brenda parlamentit, kemi pritur, kemi dëgjuar, kemi shërbyer edhe për një opozitë tjetër jashtë parlamentit. Të gjithë kanë marrë më shumë, shumë më shumë se ne nga ky process, në sensin e asaj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë asgjë nga ato që kemi dashur. Në ligjin e ri elektoral ka gjëra se kështu do opozita brenda dhe jashtë parlamentit. Ka një moment për t?u dhënë fund diskutimeve, aq më tepër kur të dy palët tërheqin nga vetja dhe duan çdo gjë. Nuk mund të bëhen të lumtura të dyja palët njëkohësisht. Mund të kishim ushtruar edhe ne peshën tonë për të thënë dakord, ne duam bonusin për partinë e parë. Kush del i pari, merr bonusin. Ne nuk e kërkuam këtë. Kështu që nesër në Parlament do të votohet dhe do të votohet natyrisht duke patur parasysh se për tu kaluar duhet një shumicë e ligjëruar kushtetuese.?Edi Rama tha se për votimin e nesërm mjaftojnë 84 vota. Ai specifikoi se ka më shumë konsesus në shumë pika me opozitën parlamentare.?Nuk mund të mbash peng procesin me muaj dhe vite. Në jetë, vetëm kalamajtë e vegjël nuk mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre. Të gjithë ata që janë në moshën e pjekurisë, mbajnë përgjegjësi dhe marrin kosto për veprimet e tyre. Kur ikën nga Parlamenti, ta kishin llogaritur se nuk mund më të ushtronin fuqi mbi Parlamentin. Edhe pse fuqinë mbi Parlamentin po e ushtrojnë përmes nesh. Jemi bërë ne shërbëtorët e tyre, po votojmë atë që ne nuk duam. Të votojmë ne komisionet politike kur kam thënë se nuk i duam. Pse e bëj këtë? E bëj sepse Luli nuk është në Parlament dhe e bëj për Lulin. Kemi consensus të gjerë, por jo 100%. Nesër sa vota do të marrë ligji, mjafton të marrë 84 dhe është ligj. Nuk e vë dot në diskutim askush. Me opozitën parlamentare kemi consensus për shumë gjëra.?Deklaratat Edi Rama i bëri para gazetarëve teksa prezantoi platformën online të PS për anëtarësinë që do të vlerësojë deputetët.