Me 8 tetor kombëtarja U-21 do të luajë në Shqipëri ndeshjen miqësore me Slloveninë, pasi aktualisht ka më shumë sfida se çdo kundërshtar në eliminatoret e Europianit. Në këtë grumbullim do të kenë shumë ndryshime, të cilat sipas trajnerit Alban Bushi vijnë për shkak të kufizimeve ta pandemisë.
?Klubet tentojnë t?i mbajnë lojtarët. Përfitojnë nga rregullat e FIFA-s. Kemi qenë në një situatë jo normale. Kemi marrë lojtarë të rinj. Superiorja na ka prishur punë, pasi nuk kanë luajtur. Do bëjmë zgjedhjet më të mira,?-deklaroi Bushi.
Në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në shtator Kombëtarja U-21 mori dy fitore ku më e bujshmja ajo me Asutrinë 1-5 në transfertë. I pyetur nëse do të kemi sërish surpriza të tilla, Bushi nuk jep shumë shpresë për këtë arsye:
"Po të kishim edhe Kumbullën, Brojën, Mihaj e Selahi, U21 jo vetëm shkon në Europian, por mund të bëjë mirë edhe atje. Është e thjeshtë që të kuptohet, pasi ekipi i parë merr 5-6 lojtarë. Ai është objektivi."
Sa i përket kualifikuesve të Europianit kombëtarja shpresa renditet në vendin e tretë, por ka një ose dy ndeshje më shumë se çdo rival, në një kohë kur kualifikohen vetëm 2 skuadra.
Lista e Kombëtares U-21