E plotë, Rama prezanton platformën e re online të PS: Presim opinione nga anëtarësia për kandidatët

2020-12-23 0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të dielë (5 tetor) platformën online të komunikimit brenda Partisë Socialiste.
Sipas tij, kjo do të lidhë në kohë reale të gjithë anëtarët e PS-së për të biseduar mbi mbarëvajtjen e partisë. Rama tha se ky do të jetë mekanizmi kryesor për vlerësimin e kandidatëve për deputetë në çdo qark.
Çdo anëtarë partie do të bëjë vlerësimin me anë të pikëve nga 1-5 të cilat do të merren në konsideratë për përzgjedhjen përfundimtare të ekipit përfaqësues. Vlerësimi nga çdo anëtar do të jetë anonim, ndërkohë që Rama tha se afati për këtë do të jetë fundi i nëntorit.
Secili prej anëtarëve do të pajiset me kredencialet dhe çelësin e tij që do të mundësojë futjen në këtë platformë. Këto do tu dërgohen të gjithëve me postë, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe atyre jashtë vendit.

"Një proces modernizimi të komunikimit të brendshëm të partisë dhe me këtë rubrikë të parë hapim platformën e re digjitale që është një platformë inovative që krijon një hapësirë të përbashkët të një komunikimi të shpejtë brenda familjes politike ku çdo anëtarë ka një akses përmes një çelësi personal në këtë platformë. Mund të marrë pjesë në të gjitha proceset brenda platformës që nga vlkerësimi i deputetëve tek diskutimet e brendshme, proceset e ndërveprimeve në funksion të marrjes në kohë reale të informacionit nga qendra. Të shkëmbimit në kohë reale me qendrën, të ndjekjes së aktivitetit sipas çdo bashkie, përmes telefonit apo kompjuterit më të afërt. Dhe të kenë mundësi për të adresuar drejtëpërdrejtë deputetin, kryetarin përfshirë dhe Është një hap i parë që do ndiqet nga hapa të tjerë sipas një plani që kurorëzohet në 25 prill. Procesi dhe ndërveprimi vijon dhe më tej. E gjithë jeta e partisë të marrë një hov të ri dhe të gjallërohet më tej pa pasur nevojë për mbledhjen e rradhës nga partia. Deputetët të jenë të parët që të marrin informacionet. Të ketë më shumë vëmendje lidhur me vërtetësinë e një informacioni. Kjo është e rëndësishme se këta janë njerëzit në vijën e parë. PS ka një mbështetje që shkon disa fish përtej kufijve të anëtarësisë. Por është anëtarësia që ka barrën të bëjë urën mes partisë dhe publikut. Kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtare të partisë në konkretizimin e peshës dhe fuqisë të çdo anëtari. Ky është hapi i parë. Duam të përfshihen në këtë proces jo vetëm anëtarët e partisë brenda Shqipërisë por edhe ata jashtë.

Free Traffic Exchange