Një efektiv 35-vjeçar i forcave xheniere të angazhuara në shembjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit në Durrës, ka mbetur i lënduar. Gjatë shpërthimit, 35-vjeçari Erion Mërtiri është goditur nga një copëz materiali ndërtimor duke pësuar çarje në fytyrë, pjesën e sipërme të gojës. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje të shpejtë, konkretisht qepjes së të çarës. Në shpërthimin e kontrolluar të pallatit u vendos një perimetër sigurie në rreze të gjerë për të shmangur dëmtimin e banorëve dhe kalimtarëve në zonën përreth. Shembja e këtij objekti ka qenë më e vështira e realizuar nga specialistët xhenierë dhe IKMT. Në Durrës janë realizuar rreth 100 shembje objektesh të dëmtuara nga tërmeti. Objekti iu nënshtrua 13 shpërthimeve, 12 prej të cilave një javë më parë për të dobësuar strukturën e objektit, ndërsa shpërthimi i së shtunës finalizoi shembjen e tij duke i dhënë fund dhe ankthit të banorëve dhe bizeneseve në zonën përreth tij. Në shpërthimin e sotëm u angazhuan 39 specialistë të xhenios.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Efektivi#TopChannel