Top News - Kosovë, Maqedoni/ Bilanci ditor i koronavirusit

2020-12-24 0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi të shtunën se janë konfirmuar edhe 53 persona të infektuar me koronavirus. Rezultatet vijnë në bazë të 544 mostrave të testuara. Sipas të dhënave, nga sëmundja kanë humbur jetën edhe tre pacientë duke e cuar shifrën totale të viktimave në kosovë në 630. Në raportin ditor të IKSHPK-së njoftohet se janë konfirmuar si të shëruar edhe 56 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.341. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste. Ndërkohë në maqedoninë e veriut, bëhen më shumë teste. Vetëm 24 orët e fundit, sipas ministrisë së shëndetësisë, janë bërë 1831 teste dhe janë regjistruar 243 raste të reja. Katër persona kanë humbur jetën ndërsa 100 të tjerë janë shëruar. Numri total i infektimeve që nga fillimi i epidemisë në maqedoninë e veriut ka shkuar në 18602, ai i të shëruarve 15264 dhe i viktimave 753. Rastet aktive në vend janë 2585.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#Kosova#TopChannel