http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori gjerman Peter Zingraf i ka bërë thirrje partive politike në vend, që të punojnë fort me një frymë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse për zbatimin e marrëveshjes së arritur në këshillin politik të 5 qershorit. Gjatë fjalës së tij me rastin e 30 vjetorit të Bashkimit të Gjermanisë, Zingraf theksoi se zgjedhjet e lira e të ndershme janë të rëndësishme për të ardhmen politike të vendit. PETER ZINGRAFAMBASADOR I GJERMANISE ?Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende.? Ambasadori gjerman rikujtoi edhe kushtet e Bungestagut Gjerman për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. PETER ZINGRAFAMBASADOR I GJERMANISE ?Kushtet, që Këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u Gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ?Roadmap? për kalendarin shqiptar të reformave: Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi.? Apeli I diplomatit gjerman vjen n kohën kur shumica në komisionin e ligjeve ka miratuar e vetme ndryshimet në kodin zgjedhor dhe pritet që ti votojë ato të hënën në parlament.