Top News -SHBA ndjek BE-në/ Sanksione kundër Bjellorusisë

2020-12-23 0

Pas bashkimit evropian edhe shtetet e bashkuara të amerikës vendosën sanksione mbi zyrtarët bjellorusë, që konsiderohen përgjegjës për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të gushtit dhe reagimit të ashpër ndaj protestuesve dhe opozitës. Bjellorusia ka akuzuar Bashkimin Evropian për vendosjen e "masës ndëshkuese" ndaj Bjellorusisë, sepse, sipas tyre, "nuk ishte në përputhje me një sërë kërkesash ultimatumi që asnjë shtet sovran i vetë-respektuar nuk do të plotësonte. " Pas gati gjashtë javësh të përplasjeve diplomatike, udhëheqësit e BE-së kapërcyen një ngërç të krijuar nga Qiproja dhe ranë dakord në një samit në Bruksel më 2 tetor mbi sanksionet kundër 40 zyrtarëve bjellorusë. Udhëheqësit gjithashtu nxitën krahun ekzekutiv të BE-së, Komisionin Evropian, "të përgatisë një plan gjithëpërfshirës të mbështetjes ekonomike për Bjellorusinë demokratike". Sanksionet e BE-së prekin zyrtarët e Bjellorusisë në Ministrinë e Brendshme, policinë dhe shërbimet e sigurisë për dhunën ndaj protestuesve dhe opozitës, si dhe zyrtarë zgjedhorë që fajësohen për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 gushtit që i dhanë Aleksander Lukashenkos një mandat të gjashtë si president. Lukashenko nuk është në listën e sanksioneve, por diplomatët e BE-së kanë thënë se ai mund të shtohet në një datë të mëvonshme. Në një lëvizje të koordinuar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tetë zyrtarëve bjellorusë, përfshirë ministrin e Brendshëm, tha Departamenti i Thesarit. Bjellorusia është përballur me protesta të mëdha që nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale të gushtit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#BE#TopChannel