6 ditë grevë urie/ Naftëtarët e Ballshit: Gjendja jonë e rënduar vjen nga shpërfillja e instancave!

2020-12-24 1

Marrja e rrogave të prapambetura dhe nisja e punës së rafinerisë së Ballshit janë kërkesat e 10 naftëtarëve që prej 6 ditësh ndodhen në greve uri. Gjithçka që ata kanë marrë në këtë kohë është uji me sheqer dhe gjendja e tyre shëndetësore sa vjen edhe rëndohet. Moti i ftohtë, ambientit me lagështi, mungesa e ushqimit kanë bërë që gjendja e tyre shëndetësore të rëndohet, por për grevistët problemi madhor është mungesa e interesimit të instancave dhe një përgjigje, qoftë edhe negative të kërkesave të tyre.