Kodi Zgjedhor, Stojku: Ndryshimet nuk prekin 5 qershorin! Vokshi: I shkelin me të dyja këmbët!

2020-12-23 0

Në studion e emisionit "Pa protokoll" në Report Tv ka pasur përplasje mes ish-deputetes së PD Albana Vokshi dhe deputetit të opozitës jashtëparlamentare Edmond Stojku, sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas propozimit të Partisë Socialiste.

Vokshi ka deklaruar se marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me të dyja këmbët, mirëpo një mendim ndryshe nga ajo ka pasur Stojku. Ai tha se sipas tij marrëveshja e 5 qershorit nuk është shkelur dhe se është pro votimit të draftit në Kuvend.

Mirëpo kjo deklaratë i tij ka sjellë reagimin e Vokshit, e cila e bën fajtor atë dhe kryeministrin Edi Rama për ndryshimet, ndërsa shton se të dy do të "ndëshkohen".

Pjesë nga debati në studio:

Albana Vokshi: A shkelet kjo marrëveshje. Është shkelur me të dyja këmbët se nuk e thotë vetëm opozita, por Soreca dhe ambasadorët. Gjithë bota e di tashmë që Edi Rama është politikani më i pabesë në europë.

Edmond Stojku: Do të desha ta nis vetëm me një pyetje për panelin. Marrëveshaj e 5 qershorit mes opozitës është votuar në parlament dhe ka marrë formatin ligjor me 84 vota e sipër. Nëse paneli se njeh parlamentin por vetëm 82 vota nuk kuptoj si arrijnë ta pranojnë marrveshjen e 5 qershorit.

Nëse nuk bëjmë bisedë serioze e cila niset nga numrat që përbëjnë një parlament nga votime që kanë numra të caktuar votimi. Marrëveshjen e 5 qershorit të bërë me opozitën parlamentare ne kemi qenë ato që e kemi mbështetur.

Kjo marrëveshje e 5 qershorit nuk shkelet me ndryshimet në Kod. Për këtë ndryshim nuk mbaj përgjegjësi dhe nuk jam i detyruar të jap shpjegime sepse nuk është ky problemi. Nëse nuk marrim në konsideratë faktet tëcilat kemi prezente nuk do dimë të ndërtojmë një bisedë.

Neë kemi zbatuar çdo marrëveshje të mbëhstetur nga ndërkombëtarët në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Unë ta saktësoj këtë. Unë nuk jam anëtar i Komisionit të Ligjeve, dhe kam bërë vetëm një koment në mbyllje të mbledhjes. Që do të thotë se 2 deputetët e tjerë të grupeve parlamentare dolën nga salla.

Albana Vokshi: Ça deputetësh janë këto. Marrëveshja shkelet me të dyja këmbët. Ju zoti Stojku bashkë me Ramën jeni fajtorë dhe do të ndëshkoheni. Deputeti betohet mbi kushtetutë për interesin publik. a është betu zoti Stojku. Ky nuk është interes publik por privat.

Edmond Stojku: Opozita parlamentare nuk ka qenë e unifikuar asnjëherë. Nëse ne do të jemi gjithmonë në këtë tension bisede nuk do merremi vesh.

Free Traffic Exchange