Pasditen e sotme është mbledhur komisioni i posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re. Report tv zbardhi propozimet e PS për Kryekomisioner që janë, Ardjan Myslimaj, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmajlin.
Propozimet e PS për Kryekomisioner:
Ardjan Myslimaj
Ilirjan Celibashi
Ilir Rusmajlin
Oerd Bylykbashi s'kualifikoi Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë më herët ministër i Partisë Demokratike. Në përfundim të procedurës Komisioni do t?i përcjellë për votim dy emra për vendin e Kryekomisionerit, që janë Ardjan Myslimaj dhe Ilirjan Celibashi, të cilët janë në garë për në krye të KQZ-së për 7 vitet e ardhshme.
Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimihali dhe Hysen Osmanajn.
Propozimet e PD për nënkomisioner:
Lealba Pelingu
Agron Haxhimihali
Hysen Osmanaj
PS i eleminoi PD-së njërën nga kandidaturat e përzgjedhura, atë të Hysen Osmanaj. Për postin e nënkomisionerit tashmë në garë janë Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimihali.
Propozimet e PS për KAS:
Ervin Lako
Koli Bele
Ilir Rusmajli
Ledio Braho
Elvis Cefa
Propozimet e PS për Rregullatorin:
Ilirjana Nano si kryetare
Dritan Çaka anëtarë
Odeta Berberi anëtare
Helga Vukaj e PD anëtare
Muharrem Cakaj i LSI anëtare
Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 Tetor 2020.