Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë për Report Tv tha se Partia Socialiste u tregua shumë luajale me opozitën jashtëparlamenatre për Reformën Zgjedhore dhe shtoi se mazhoranca e rrespektoi marrëveshjen e 5 qershorit dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR.
Teksa foli edhe për garën e 25 prillit tha se Partia Socialiste nuk i ka bërë ende publike pikat e saj të forta me të cilat do të fitojë mandatin e tretë.
Këtu jo vetëm që nuk ka pabesi por ka një luajalitetit të jashtëzakonshëm nga ana e PS dhe mazhorancëss për ti qëndruar marrëveshjes e para për ta nënshkruar atë marrëveshje. E kemi nënshskruar kemi miratuar në Kuvend ndryshimet për të respektuar atë marrëveshje.
Nuk e hedhim dot votën për Bashës ai duhet të ishte në Kuevend për të hedhur votën e tij. Detyra jonë është të mbrojmë interesin qytetar. Kemi një proces zgjedhor që i përmbush të gjitha standartet e ODHIRIT dhe një proces që na ofron sa më pranë evropës.
Ne jemi 7 muaj larg zgjedhjeve. Ne jemi të qatrë mbi atë që kemi bërë ndër vite. Është një proces i jashtëzakonshëm. Jemi krenar patjetër dhe gjitha problematikat do adresohen sepse programi i rindërtimit është shumë i gjerë", tha Spiropali.
Më tej ka deklaruar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u votuan sot në Komisionin e Ligjeve janë mbështetur edhe nga disa deputetë të opozitës, ndërsa shtoi se është e kënaqur që ndryshoi pragu nga 3% në 1%.
"Ne duhet të kemi një draft që përputhet me qëllimet tona dhe me vizionin tonë si duhet t ëjetë sistemi. Disa prej përfaqësuesëve të opozitës parlamentare kanë qenë dakort me draftin dhe është votuar në komision të ligjeve. Mbetet për t'u parë pastaj. Unë jam e kënaqur që ndryshoi pragu sepse kjo u jep mundësi edhe partive të vogla apo forcave të reja që të kenë në shans në parlament dhe nuk krijojnë një barrierë dyfishe", shtoi ajo.