http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i testimeve në 24 orët e fundit në Shqipëri ishte i lartë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë testuar 1.085 qytetarë, nga të cilët 159 kanë rezultuar pozitivë. ?Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik.? Këtë të premte u raportua edhe për një viktimë, një 75-vjeçar nga Tirana. Gjithashtu, në orët e fundit u shëruan 265 qytetarë.Por situata në spitale paraqitet e rënduar. Atje marrin trajtim 202 pacientë, nga të cilët 23 në terapi intensive dhe shtatë të intubuar.Gjithsej, në Shqipëri numërohen të infektuar 13.965 persona, 389 të vdekur hde 6.342 të shëruar.