Pranga vrasësit me pagesë të kërkuar nga Kosova, si u lokalizua vendodhja e shkodranit

2020-12-23 0

#rtvora #rtvoranews

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me armë dhe eksploziv në Kosovë është arrestuar nga policia shqiptare. Dodë Gjikolaj nga Shkodra ëshë vënë në pranga pasi dyshohet se kundrejt pagesës ka kryer disa ngjarje kriminale në Gjakovë. 41-vjeçari i cili ndodhej në arrati prej kohësh u lokalizua në Gjirokastër.

Njësia speciale për kapjen e personave në kërkim FAST në bashkëpunim me autoritetet kosovare dhe Interpol Tirana ka vënë në pranga një 41-vjeçar i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë me armë zjarri dhe eksploziv.

Ndalimi i Dodë Gjikolaj nga Shkodra, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është bërë në Gjirokastër në kuadër të operacionit të koduar ?Kalaja? ku dhe strehohej prej disa kohësh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Gjakovës në 6 korrik ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese.

41-vjeçari Gjikolaj është personazh i njohur për policisë pasi është arrestuar dhe më herët për një pengmarrje.

Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2017 ku u vu në pranga pasi dyshohej se kishte marrë peng një person për borxhin prej 4 mijë eurosh të cilin ai i kishte.

41-vjeçari dhe shtetasi tjetër kishin lënë takim që të likuidoheshin për borxhin, por kur viktima nuk i ka kthyer lekët, Gjikolaj e ka futur në makinë nën kërcënimin e armës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pranga-vrasesit-me-pagese-te-kerkuar-nga-kosova-si-u-lokalizua-vendodhja-e-shkodranit-ne-gjirokaster/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv