“Mos i nxirr ato foto se iki nga studio”, ja debati i fortë mes Spiropalit dhe gazetarit

2020-12-23 2

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u votuan sot në Komisionin e Ligjeve janë mbështetur edhe nga disa deputetë të opozitës, ndërsa shtoi se është e kënaqur që ndryshoi pragu nga 3% në 1%.

"Ne duhet të kemi një draft që përputhet me qëllimet tona dhe me vizionin tonë si duhet t ëjetë sistemi. Disa prej përfaqësuesëve të opozitës parlamentare kanë qenë dakort me draftin dhe është votuar në komision të ligjeve. Mbetet për t'u parë pastaj. Unë jam e kënaqur që ndryshoi pragu sepse kjo u jep mundësi edhe partive të vogla apo forcave të reja që të kenë në shans në parlament dhe nuk krijojnë një barrierë dyfishe", shtoi ajo.Ndërkaq ka komentuar përplasjen e fundit me ish-kreun e Partisë Socialiste në rrethin e Shkodrës, Edip Shiroka, i cili i është drejtuar me fjalë ofenduese, teksa i ka kujtuar një miting të hershëm të PS në këtë qytet.

Ajo i ka quajtur shpifje dhe qesharake deklaratat e këtij të fundit, kurse sa i përket telefonatës së bërë nga ana e saj për Shirokën, Spiropali nuk ka dashur ta komentojë duke thënë se ai mund ta çojë çështjen në Prokurori.

"Ato janë shpifje dhe përdorin një gjuhë e denigruese në këtë studio ju nuk mund ti përdorni, se unë ik nga studio. Është qesharake, është personazh që... qesharake.

Zoti Shiroka ta çojë në prokurori s'keni nevojë ju të bëheni zëdhënësi i një personazhi kaq periferik. Zoti Shiroka mund ti çojë në prokurori", tha ajo.

Free Traffic Exchange