#rtvora #rtvoranews
Këshilli Politik nuk arriti në një kompromis për ndryshimet në kodin zgjedhor, ndaj dhe mazhoranca ka vendosur të votojë të hënën ndryshimet.
Në komisionin e ligjeve PS propozoi uljen e pragut elektoral nga 3 për qind në 1, si dhe rishikimin e skemës për zgjedhjen e deputetëve.
Vendimi ka gjetur të papritur opozitën parlamentare, një pjesë e së cilës bojkotoi komisionin.
?Propozimi i sotëm i Partisë Socialiste është një ofendim jo vetëm për opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda. Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t?ia hedhin qytetareve. Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojmë?, tha Hajdari.
Në komision është pranuar propozimi i Myslym Murrizit , sipas të cilit kryetarët e partive mund të kandidojnë në 4 qarqe.
Të hënën në seancë Kuvendi do të votojë dhe propozimin sipas të cilit hiqen koalicionet parazgjedhore.
Kryetarët e partive do të kenë të drejtën e renditjes sipas kandidatëve që preferojnë. Por në diskutime u pranua të ketë lehtësime për ata që marrin më shumë vota.
Deputetët e opozitës që mbetën në Komision, kërkuan po ashtu që të ndryshohet përzgjedhja e numëruesve të votave, pikë kjo e kundërshtuar nga mazhoranca.
Kjo me argumentin se kushto që shkel ligjit përballet me dënime të ashpra penale.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/komisioni-i-ligjeve-miraton-listen-unike-te-koalicioneve-opozita-parlamentare-bojkoton/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv