#rtvora #rtvoranews
Ditën e sotme në hapësirën e intervistën në RTV Ora ishte i ftuar Gjergj Buxhuku, kryetar i konfindustrisë për të analizuar takimin e qeverisë shqiptare me atë të Kosovës.
Ai është shprehur se takimet e Shqipëri dhe Kosovës duhet që të mbështeten dhe nxiten, por gjithashtu ka ardhur koha që këto marrëveshje që nënshkruhen të finalizohen dhe jo të rrinë vetëm në letër.
Buxhuku: Para së gjithash dëshiroj të them që çfarë do lloj marrëveshje që arrihet midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe çfarë do lloj takimi që bëhet në çfarë do lloj niveli është për t?u mbështetur dhe për tu nxitur.
Por duhet thënë që ka ardhur momenti për të bërë edhe një bilanc se cili është realizimi faktik i marrëveshjeve të shumta që janë nënshkruar gjatë këtyre viteve.
Në kuptimin ekonomik duhet të kishim ecur shumë më përpara sepse askush nuk të ndalon. Ndërkombëtarët nuk të ndalojnë për diçka të tillë pasi e kanë bërë vetë më përpara.
Ai shton se bashkëpunimi midis dy vendeve në 15 apo 20 vitet e fundit nuk është aty ku duhet të ishte.
Buxhuku: Duke bërë një bilanc të marrëveshjeve dhe duke parë se çfarë kanë ndodhur në këto 15 vite midis Shqipërisë dhe Kosovës me keq ardhje mund të themi që bashkë punimi Shqipëri-Kosovë nuk është në ato nivele madje është mjaft larg çka ne duhet të jemi dhe cekmi mundësi për të qenë.
Gjithashtu thekson se Rruga e Kombit është një fillim i mirë, por nuk është shfrytëzuar siç duhet.
Buxhuku: Fillimet kanë qenë të mira, ndërtimi i Rrugës së Kombit ishte një arterie jashtëzakonisht e rëndësishme, një investim kolosal për Shqipërinë dhe Kosovës dhe nuk është shfrytëzuar siç duhet.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/buxhuku-ka-ardhur-koha-qe-marreveshjet-qe-nenshkruhen-te-zbatohen-rruga-e-kombit-nuk-eshte-shfrytezuar-sic-duhet/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv