Miratohen ndryshimet në ligjin për 'Policinë e Shtetit'/ Zëvendësohet termi 'përgjim ambjental'

2020-12-23 0

Komisioni për Sigurisë Kombëtare miraton ndryshimet në ligjin për ?Policinë e Shtetit?. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bëri me dije se tha se është rishikuar terminologjia duke zëvendësuar fjalën ?përgjim ambjental?, me ?mbikëqyrje?.

"Që nga takimi i fundit lidhur me ligjin për Policinë e Shtetit, ne jemi marrë, kemi reflektuar në respekt të diskutimeve që u bënë në këtë Komision dhe të komenteve të ardhuara nga agjensitë e tjera, nga institucionet e tjera, me qëllim që drafti i ligjit të arrijë në atë trajtë që të gjejë konsensusin e përgjithshëm dhe miratimin e këtij komisioni.


Në thelb janë bërë ndryshime sa i përket terminologjisë, për arsye se pati disa keqkuptime që besoj që ishin të argumentuara sa i përket terminologjisë. Për arsye se shumë veta e keqkuptuan si një ndërhyrje në ligjin e përgjimeve, dhe për dhënie atributesh, kompetencash policisë për të kryer përgjime, me iniciativën e vet dhe nën përgjegjësinë e vet.

Është rishikuar terminologjia duke zëvendësuar fjalën ?përgjim ambjental?, me ?mbikëqyrje?. Kjo besoj e ka zëvendësuar në thelb shqetësimin e disa kolegëve të komisionit dhe të disa përfaqësueseve të institucioneve. Thelbi i këtij ndryshimi në ligj është neni 131, i cili flet për masat e veçanta.

Sa i përket  Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin në luftën kundër krimit të organizuar, ai është lënë pak a shumë siç ka qenë. Një komitet i cili harton, kontrollon, monitoron zbatimin e politikave shtetërore në lufën kundër krimit të organizuar dhe në parandalimin e tij, me përbërje që tashmë është e njohur. Ky Komitet ndërkohë është një fakt juridik për arsye se në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, dt. 31.01.2020, ky Komitet është konstituuar dhe funksionon krejt normalisht, komiteti është funksional.