Top News - Ngadalëson në Britani, vala e dytë e koronavirusit

2020-12-23 0

Vala e dytë e koronavirusit në Britaninë e Madhe, sipas mediave vendase, po ngadalëson.


Të dhënat zyrtare tregojnë se që prej 24 shtatorit, niveli i infektimeve të reja ka ardhur në rënie, dhe në bazë të tyre, ekspertët po e llogarisin tkurrjen e shifrave ditore në masën 12,5%.

Zyra vendase e statistikave thotë se kjo mund të konsiderohet si ?provë e kufizuar që përhapja e virusit po reduktohet krahasuar me hovin e muajve gusht dhe shtator?. Studimi megjithatë bazohet vetëm në disa qindra kampionë dhe mund të jetë ende shpejt për të pohuar me plot gojën se vendi është në rrugë të mbarë për ta kaluar dhe valën e dytë. Nje ditë më parë sakaq, edhe nje studim i ?King?s Colle? të Londrës tregonte se kjo valë e re e sëmundjes në Angli po vjen duke u zbehur.

Entuziasmit të shtypit vendas, qeveria britanike nuk i është përgjigjur. Ministri I shëndetësisë, Matt Hancock një ditë më parë paraqiti masat e reja anti-Covid në një zonë të gjerë që përfshin dhe qytetin verior të Liverpulit, ndërsa kreu i ekzekutivit, Boris Johnson i bëri thirrje njerëzve të respektojnë rregullat deri në një urdhër të dytë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MattHancock#Britain#TopChannel

Free Traffic Exchange