http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse jemi në tetor bregdeti i Vlorës vazhdon të frekuentohet nga turistët bjellorusë dhe ata ukrainas. Turistet shprehen të mahnitur me bukuritë e natyrës shqiptare dhe thonë se do të kthehen sërish vitin tjetër.Jam nga Ukraina. Nuk kemi aspak ftohtë, madje këtu është shumë ngrohtë krahasuar me vendin nga vijmë. E shijojmë detin në vjeshtë. Është shumë mirë, është qetësi, ndërsa Vlora është një mrekulli. Kemi dhjetë ditë këtu. Do të vij prap në vjeshtë.Jemi nga Ukraina, vijmë për herë të parë në Shqipëri, edhe në Vlorë. Kuzhina e shkëlqyer, një vend me një infrastrukturë të pëlqyeshme dhe njerëz të mrekullueshëm .Nuk e di nëse herën tjetër do të vij në verë, apo në vjeshte, por e di që do vij përsëri në Vlorë. Jemi nga Bjellorusia. Moti është shumë i mirë këtu në Vlorë edhe pse ka patur shira ditë më parë. Nuk është ftohtë. Është shumë bukur ?.Do vij përsëri dhe do te zgjedh vjeshtën, sepse më pëlqen ajri i freskët. Vijmë nga Bjellorusia. Nuk ka qenë mot i mirë këto ditë, por nuk kemi ftohtë, pasi ne vendin tonë është më ftohtë. Njerëzit janë me shumë kulture. Më parë kemi qenë në Mal të Zi, ndërsa në Shqipëri jemi për herë të parë .Vlora duket një qytet me perspektivë.Edhe pse në situatë pandemie, turistë qe kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Vlorës gjatë periudhës së vjeshtës kanë qenë të shumtë.