http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë më parë një infermier në Kosovë është sulmuar me thikë nga një pacient dhe fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën. Por kjo ngjarje pasua me protesta nga sindikata.Në tubimin e kësaj të premteje infermieret kërkuan që tu sigurohet jeta.FITIM HAVOLLI KRYETAR I SINDIKATËS SË INFERMIERËVE, KOSOVË ?Ky është një alarm jashtëzakonisht serioz, sepse ne tani jemi duke punuar dhe mund të kemi çdo sekondë rreziqe. Përgjegjësia nëse ndodhë ndonjë aksident tek ndonjë koleg tjetër, sigurisht që do i marrin institucionet. Sepse ne me kohë po u bëjmë apel, t?i marrin parasysh këto dhe të marrin masa. Prandaj ne nuk guxojmë me leju më, po duhet menjëherë me marrë masa dhe me siguru stafin mjekësor?.Vetëm pak ditë më parë stafi mjekësor ndihmës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës protestoi edhe mbi kushtet e punës në mesin e pandemisë si dhe premtimit të pambajtur për përfitimin e pagës shtesë prej 300.