Basha: Batutat e Ramës, as nuk hahen dhe as nuk pihen - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pyetje: Z. Basha sa i përket Kodit Zgjedhor?. Lulzim Basha: Nuk kam ardhur për Kodin Zgjedhor këtu, kam ardhur për diçka që ka të bëjë me jetën e përditshme të banorëve në Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Dhe kam ardhur t?ju them se plani me 5 pika që kemi shpalosur është zgjidhje për këto 6 muaj, se njerëzit nuk presin dot. Ne kemi padiskutim një program për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza pas 25 prillit, por me të drejtë njerëzit thonë ?Sot çfarë do të bëhet??. Sot biznesi ka nevojë për ndihmë se po falimenton. Sot qindra familje, mijëra familje, anembanë vendit, nuk kanë të ardhura për të blerë bukën, për të blerë ushqimet. Sot që po flasim, mijëra mjekë dhe infermierë janë pothuajse të dorëzuar para kushteve të vështira dhe punës me rrezik vdekjeprurës para së cilës ekspozohen për shkak të COVID-it. Pyetje: Po ua merr planin Edi Rama? Lulzim Basha: Le ta marrë. E lus sot nga Elbasani që t?i lerë broçkullat dhe gërrverret dhe të marrë planin që kemi përgatitur pasi kemi studiuar situatën. Pyetje: Jeni të gatshëm t?ia jepni? Lulzim Basha: Po e kemi bërë publike dhe ditë për ditë i themi ?merre këtë plan dhe zbatoje?. Se ky plan nuk ka të bëjë me konkurencën politike mes partive, ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e njerëzve.Sot çfarë do të bëjnë këta njerëz? Si mund t?u thuash ?ti prit të vijë 25 prilli dhe nëse voton për mua, pastaj shohim se çfarë do të bëjë?. Ajo është çështje tjetër. Do të ketë kohë për t?i marrë përgjegjësitë çdokush dhe, në veçanti, ai që ka sjellë vendin në këtë situatë për 8 vite. Sot po flasim për 6 muaj midis tetorit dhe prillit, ku njerëzit janë në pikë të hallit. Prandaj po e përsëris edhe një herë, planin e kemi bërë bashkë me ekspertët pikërisht që ta zbatojë qeveria, sepse ata e kanë në dorë ta zbatojnë dhe plani është plotësisht i zbatueshëm. 5 pikat e planit tonë mund të mos japin mrekulli, pro një falë lehtësimi do ta japin. Çdo i papunë do të marrë 160 mijë lek në muaj për 6 muaj, që është minimumi jetik. Familjeve në ndihmë ekonomike do t?u dyfishohet ndihma. Pensionistët do të marrin një çek prej 20 mijë lekësh në muaj për 6 muaj, për ato shpenzime shtesë që kanë të bëjnë me pandeminë. Biznesi i vogël që po mbyllet masivisht, do të marrë një çek gjatë këtyre 6 muajve, 1 mijë euro që të paguajë detyrimet, sepse nuk i paguajnë dot. Biznesit të madh do t?i jepet për çdo njeri 200 mijë lek të vjetra. Dhe e gjithë kjo paketë çfarë ka për qëllim? Të ndalë rrokullisjen e ekonomisë në një kolaps total. Po kështu, vëmendje të veçantë ka për shëndetësinë. Ku janë ato 1 mijë eurot për mjekët dhe 500 euro për inferierët që janë premtuar? Përse nuk jepen? Sepse ditë për ditë qeveria kalon vendime, Edi Rama kalon vendime për t?u kaluar paratë inceneratorëve, oligarkëve dhe kontratave korruptive. Prandaj, e nderuar zonja gazetare unë jo vetëm jam i gatshëm, por kam që ditën që kemi shpalosur programin, kam një dhe vetëm një kë...

Free Traffic Exchange