Meta: Shqipëria po humbet miliona lekë në gjyqet ndërkombëtare! Qeveria nuk bën transparencë

2020-12-23 0

"Kur ekonomia nuk po e rimerr veten nga dy tragjedi, një barrë të rendë po shkakton papërgjegjshmëria e institucioneve për ruajtjen e interesave të shtetit shqiptar. Dita ditës po rritet borxhi publik. Është rritur numri i çështjeve të humbura të shtetit shqiptar në Gjykatat e huaja, i kam dërguar avokaturës ë shtetit, numrin e çështjeve në proces në gjykatën e arbitrazhit ku është përfshirë Shqipëria, shërbimet e përfaqësimit, shpenzimet dhe të dhënat për ato, numrin e çështjeve të fituara në gjykatat e Arbitrazhit, numrin e çështjeve të humbura, sa ka kushtuar, shpenzimet administrative për koston e procesit, të dhëna mbi faktin nëse deri sot për çështjet e humbura a ka referuar avokatura e shtetit për nxjerrjen e përgjegjësve për dënim e shkaktuar ndaj shtetit Shqiptar. Shqipëri ka një detyrim mbi 99 mln euro, ndërsa kostoja ka vlerë për mbi 300 mijë euro. Nga sa është bërë publike, vendimi i arbitrazhit e evidenton qartë vendimet arbitrare të Shqipërisë, deklaratat e Ramës kanë pasur rol thelbësor në vendimin e Gjykatës në dëm të Shqipërisë. I dhashë mundësi të dytë avokaturës edhe pse ishte me shumë vonesë, deri tani sërish heshtje e plotë. Kjo nuk tregon papërgjegjshmëri, por përpjekje e hapur për të fshehur informacionin", tha Meta.

Free Traffic Exchange