Top News - BE paralajmëron Turqinë/ Sanksione për provokimet në Mesdhe

2020-12-23 0

BE-ja thotë se mund të vendosë sanksione mbi Turqinë për ?provokimet dhe mosmarrëveshjet? me Greqinë në Mesdheun Lindor mbi rezervat e energjisë në rajon dhe kufijtë detarë.


Presidentja e komisionit europian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Ankarasë të frenohet ? nga veprimet e njëanshme? në Mesdhe. Komentet e saj, Von der Leyen i beri gjatë takimit të liderëve të bllokut në Bruksel. Samiti dy ditor I mbledh krerët e Bashkimit Europian për të diskutuar mosmarrëveshjet rreth pakos së rimëkëmbjes ekonomike si dhe për krizat që përfshijnë Turqinë dhe Bjellorusinë. Mbrëmja e parë e samitit të jashtëzakonshëm u përqendrua tek tensionet mes Turqisë dhe anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Qipros.

Marrëdhëniet me Ankaranë u përkeqësuan në korrik, kur Turqia dërgoi një anije kërkimore për të kryer kërkime të gazit në rajon, gjë që nxiti reagimin e Athinës dhe disa vendeve tjera evropiane, përfshirë Francën. Pas një përshkallëzimi të fortë te tensioneve, Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord që të rinisin bisedimet e ngecura.Kriza mund të përfshijë sanksione të ashpra ekonomike kundër Turqisë, por zyrtarët e BE-së këmbëngulin në përpjekjen për të gjetur zgjidhje diplomatike.

?Unë do të theksoj se marrëdhënia jonë me Turqinë është natyrisht shumë komplekse?, tha kancelarja gjermane Angela Merkel, duke nënvizuar se vendi është një anëtar i NATO-s dhe pret një numër të madh refugjatësh. Kancelari austriak Sebastian Kurz, megjithatë, bëri thirrje për t?i dhënë fund bisedimeve të pranimit në BE për Turqinë dhe për vendosjen e sanksioneve, ndërsa Recep Tayyp Erdogan sulmoi BE-në, duke thënë se blloku është marrë ?peng? nga Greqia dhe Qiproja.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UrsulavonderLeyen#Turkey#TopChannel