“Rruga drejt ” – Arsimi në kohë të Kovid 19

2020-12-23 3

?Rruga drejt...? ? Arsimi në kohë të Kovid-19

Covid- 19 ka ndikuar në të gjitha fushat e jetës, ndërsa pos biznesit, dukshëm shkakton transformime në procesin edukativ- arsimor. Fillimi i vitit shkollor është sfidë në vetvete. Ka pasur shumë reagime nga prindërit dhe nga vetë mësimdhënësit, të cilët kërkojnë që në vend të mësimit onlajn të zhvillohet mësim me prani fizike të nxënësve, pasi mësimi sipas modelit tradicional nuk zëvendësohet me mësimin nga distanca apo largësia. Në anën tjetër, Platforma për ndjekjen e mësimit onlajn has në probleme të shumta, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se të gjithë duhet të ballafaqohemi me problemet që do të dalin gjatë rrugëtimit në procesin arsimor!

Mbi këto dhe dilema të tjera mbi arsimin në kohë të Covidit 19 në studio të ftuar kemi: Arafat Shabani, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e Lëvizjes BESA, Xheladin Murati, profesor shumë-dekadësh në fushën e pedagogjisë, Samet Jahiu, kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë në Kumanovë-Likovë dhe Tesnim Etemi, ndihmësdrejtor i Shkollës Profesionale të Ndërtimtarisë.