Menjëherë pas transmetimit në emisionin Fiks Fare të rastit të infermierit i cili merrte 1.5 milionë lekë për kurën covid-19, ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e cila ka berë shoqërimin e menjëhershëm në komisarit të Nikolin Cikos. Sipas burimeve pranë komisariatit çështja i ka kaluar për hetim prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë.
Ndërkohë Presidentja e Urdhërit të Farmacistit, Diana Toma, reagoi për farmacistin i cili u shfaq në emisionin Fiks Fare si bashkëpunëtor i infermierit, duke dhënë mjekime pa një recetë mjeku. Sipas znj. Toma kjo është shkelje e etikës dhe e ligjit. "Ne do ta thërrasim kolegun, dhe më vonë do shkojë në Komisionin e Disiplinës" tha znj.Diana Toma.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel