Top News - Rrezik i madh nga Kina/ SHBA, paralajmërimi i ligjvënësve

2020-12-23 0

Ligjvënësit amerikanë po paralajmërojnë për rrezikun në rritje nga Kina. Në dy raporte të veçanta, të publikuara së fundmi, kritikohen agjensitë amerikane të zbulimit dhe politikanët se shpresuan më tepër se ç?duhej në nocionin se rritja e tregtisë dhe ndërveprimit me Kinën, do ta shtynin rrjedhimisht Pekinin të përshtatej me vlerat perëndimore. Raportet thonë se Shtetet e Bashkuara janë duke u munduar vetëm të reagojnë ndërsa përballen me rrezikun real të zëvendësimit nga Kina në skenën botërore.?Janë shumë gjëra që rrezikohen?, thuhet në një raport të redaktuar të qarkulluar nga demokratët në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve. ?Në rast se nuk bëhet një rishpërndarje domethënëse e burimeve, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe komuniteti i zbulimit nuk do të arrijnë rezultatin e nevojshëm për të mundësuar konkurencën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara me Kinën në skenën globale për dekadat e ardhshme?, thotë raporti. I mbështetur tek qindra orë dëshmish të zyrtarëve të zbulimit dhe tek rishikimi i mijëra vlerësimeve, raporti kritikon agjensitë amerikane të zbulimit se u fokusuan më tepër se ç?duhet në misionin e tyre kundër terrorizmit dhe se dështuan t?i përshtaten rreziqeve të një bote në ndryshim. Një raport i dytë, këtë radhë nga ligjvënësit republikanë, kishte gjithashtu kritika, duke rekomanduar më shumë se 400 ndryshime në strategjinë e Uashingtonit për Kinën. Ideologjia e Partisë Komuniste Kineze (PKK) ?po dëmton parimet themelore të sistemit ndërkombëtar dhe po rrezikon sigurinë dhe begatinë e amerikanëve?, thuhet në raport.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kina#SHBA#TopChannel