#rtvora #rtvoranews
Shqipëria ?mbytet? nga azilantët, banorët të çliruar pas boshatisjes së qendrës në Babrru: Kemi rënë në qetësi!
Nga: Besar Bajraktaraj
01/10/2020 - 15:56
Më shumë se 8 mijë klandestinë janë kapur nga janari deri në shtator në Shqipëri, në tentativë për tu larguar drejt vendeve të BE-së. Rreth 20% e tyre kanë kërkuar azil, por autoritetet kanë marrë në konsideratë vetëm 1250 prej tyre duke i pranuar tek qendra e pritjes për azilantët. Pavarësisht se këtë vit në vendin tonë janë kapur 3 mijë klandestinë më shumë se një vit më parë qendra e strehimit të tyre në Babrru është pothuajse e boshatisur.
Shqipëria ka shënuar përkeqësim në treguesin e klandestinëve dhe emigrantëve të paligjshëm të kapur brenda vendit nga fillimi i këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Kufirit, nga janari deri në shtator 2020 në territorin shqiptar janë ndaluar 8100 klandestinë, 3 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare.
Refugjatët kanë mbërritur kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, ndërkohë që 2300 prej këtyre personave ilegalë kanë kërkuar statusin e azilantit, ndërsa autoritetet kanë marrë në shqyrtim vetëm 1250 kërkesa duke i strehuar tek qendra e azilkërkuesve në Babrru.
Por pavarësisht se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë është rritur, numri i personave që mbahen në qendrën e azilkërkuesve në 3 muajt e fundit ka rënë madje kjo qendër është thuajse e boshatisur.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shqiperia-mbytet-nga-azilantet-banoret-te-cliruar-pas-boshatisjes-se-qendres-ne-babrru-kemi-rene-ne-qetesi/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv