Ora News - Mimoza Margjeka:Kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit, drejtori i Kufirit bënte drogën

2020-12-23 1

#rtvora #rtvoranews

Gjyqtarja e pezulluar e Gjykates se Apelit, Mimoza Margjeka tashmë në proces hetimi për lirimin e një të burgosuri nuk ka pasur në dorë vetëm mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Para ?kryqezimit politik? Gjyqtarja Mimoza Margjeka kishte ne dore dhe nje dosje të trafikut droge pjesë e të cilit është edhe një drejtor kufiri.

Margjeka tha se kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit ku u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit bënte drogën.

?Vendimi i Gjykatës së Durrësit është bërë se nuk i dhashë mandatin. Aty është një vend me mafia, me kriminalitet. Le të varroset familja ime. Nuk e meritonte mandatin. Ishte mashtrim. U bë me kërkesë të Partisë Socialiste.

Ku do e çoni këtë vend. me këtë paturpësi. E kuptoni sa mafie sa krim ka.
E kuptoni që kisha unë në dorën dosjen e Gjirit të Lalëzit, 8 tone droge, 25 policë detyrim me paraqitje, sepse drejtori i kufirit bënte drogën. Turp të keni, shtet mafioz, kriminal, shtet i korruptuar! Turp! A u vjen turp?! Gjetët ju një të korruptuar në Shqipëri me shtëpi në Kashar, me një makinë të prishur, me dy fëmijë me psikolog sot?! A nuk ju vjen turp, monsta?!, tha Margjeka.

Largimi i saj nga GJKKO drejt shtëpisë u shoqërua me tensione.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/mimoza-margjeka-kisha-ne-dore-dosjen-e-gjirit-te-lalezit-drejtori-i-kufirit-bente-drogen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv