Ora News - Gjykata le në fuqi pezullimin nga detyra të Shkëmbit, avokati: Do ta apelojmë

2020-12-23 0

#rtvora #rtvoranews

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të kreut të OFL, Artan Shkëmbi, të akuzuar për nxjerrje sekreti dhe korrupsion.

Ai do të qëndroje i pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Vete Shkëmbi ndryshe nga një ditë më parë zgjodhi të mospërballjen me mediat por të hynte dhe te dilte në ambientet e gjykatës nga dera e Prokurorisë së Posacme.

Avokati i tij Artan Broci deklaroi pas vendimit se ndaj Shkembit nuk ka asnjë prove ndërsa ai ka drejtuar mbi 170 operacione policore pa nxjerrë në asnjë rast sekretin.

Ka një karrierë rreth 20-vjeçare në Policinë e Shtetit. Ka drejtuar shumë operacione, 178, shume me të sofistikuara e më sekret se kjo. ?Është i interesuar për të zbardhur ngjarjen sa më shpejtë?, vijoi avokati i kreut të OFL.

Sipas avokatit, Shkëmbi nuk ka pasur telefon që akseson platformën ?Encro Chat? e cila sipas hetimeve ishte vënë përgjim.

Shkëmbi është nën hetim nga SPAK për dy akuza të rënda.

Informacionet kanë ardhur nga Gjermania të cilët ne 19 mars kërkojnë nga autoritet shqiptare informacion për verifikim të pasurive per persona të cilet jetonin ne Gjermani.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjykata-le-ne-fuqi-pezullimin-nga-detyra-avokati-i-kreut-te-ofl-do-ta-apelojme/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv