Tentoi t'i ikë postbllokut të policisë, makina përplas efektivin në aksin Fushë Krujë - Laç!

2020-12-23 0

Një aksident rrugor në aksin Fushë Krujë - Laç përfundoi me plagosjen e një efektivi policie mesditën e sotme (1 tetor).

Një makinë tip "Audi", me drejtues Klevis Ballokun nuk iu bind postbllokut të parë të policisë dhe teksa tentoi t'i largohej pak më tej ishte një postbllok i dytë. Efektivi Çesk Martuzi i doli përpara makinës së 32-vjeçarit dhe i bëri thirrje të ndalojë por mbeti i plagosur. Ai është dërguar në spitalin e traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se 32-vjeçari Klevis Balloku është një person me precedent të theksuar kriminal. Në vitin 2012 ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale armëmbajtje pa leje dhe heqja e paligjshme e lirisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.