Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm, BERZH ul ndjeshëm me 7.5 pikë përqindje pritshmërinë

2020-12-23 0

#rtvora #rtvoranews

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në vitin 2019, për një rënie prej -9%, ndërsa ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, duke zbehur shpresat për një rikuperim të shpejtë.

Sipas ?Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH?, të sapo publikuar, ekonomia shqiptare, pas rënies me 9% në vitin 2020 pritet që të rritet me vetëm 4.5% në vitin 2021. Në raportin e muajit maj, ekonomia shqiptare parashikohej që do të rimëkëmbej me shpejtësi me 12% në 2021, ndërsa tashmë ky vlerësim është ulur me 7.5 pikë përqindje. Ky është rishikimi më i madh në ulje jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar uli pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit nga -5% në vlerësimin e prillit, në -7.5% në raportin e fundit.

Sipas raportit të fundit të BERZH, sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi pritet që të kenë rënien më të madhe ekonomike si rrjedhojë e goditjes së Covid-19. Serbia pritet që ta vuajë më pak krizën, me një tkurrje prej -3.5%. Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja do të shohin një rënie prej -5%.

?Pandemia e Covid-19 po prek ekonominë shqiptare kryesisht përmes efektit të saj negativ në turizëm, i cili normalisht kontribuon në më shumë se një të pestën e PBB-së së vendit. Sipas Unionit Shqiptar të Turizmit, rreth 5 milion qëndrime gjatë natës gjatë sezonit të verës janë anuluar këtë vit. Gjithashtu, eksportet e mallrave në Itali, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ranë me më shumë se 40 për qind në vit gjatë bllokimit më të ashpër (mars-maj 2020) dhe me 15 për qind nga viti në vit në qershor korrik.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rritja-ekonomike-per-vitin-e-ardhshem-berzh-ul-ndjeshem-me-7-5-pike-perqindje-pritshmerine/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange