Gjytarja Mimoza Margjeka shfaqet e revoltuar para senacës gjyqësore të ditës së sotme, ku në hyrje të saj e irrituar për bujën që ka bërë emri i saj lidhur me akuzat se ka marrë rryshfet që për të liruar nga qelia një të dënuar, ka kërkuar që në seacnë të jenë edhe mediet.
Margjeka shprehet se akuzat ndaj saj janë bërë për t'i prishur imazhin, dhe se 6000 eurot që akuzohet se i ka marrë për të liruar të burgosurin, thotë se janë akuza propagandë për t'i prishur imazhin.
E gjithë kjo sipas saj ka ndodhur për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit e cila qëndroi disa muaj në detyrë pas zgjedhjeve të 2019.
"Salla është shumë e madhe. Le të futen gazetarët kjo çështje është sensitive. Do kërkoj shfuqizim sepse është absurditet. Nëse ju nuk ju lejojnë unë do kërkoj foni. Mori 6000 euro dhe liroi trafikoi trafikantitn këto janë fjalë propagandistike të përgatitura me qëllim.
Kanë goditur reputacionin tim, kam punuar për këtë punë, kam me diploma. Jam i vetmi gjyqtar që s'kam dhënën mandatin një bashkie, është nul janë zgjedhje që nuk ishin zgjedhje. Mendova se do ta bënin dhe gjyqatrqë të tjerë, askush sdo ti çonte në burg. Unë do këkoj që seanca të jertë publike. Nxirrni altorpalantet si në kohën e Enverit", tha ajo.