Kryebashkiaku Erion Veliaj u emocionua jo pak pasditen e sotme, gjatë aktivitetit të Forumit të Gruas Socialiste, kur iu desh të prezantonte një person të veçantë në jetën e tij. Ajo quhet Oljana Çato dhe ka qenë mësuesja kujdestare e kreut të Bashkisë së Tiranës, të cilën Veliaj e cilësoi me fjalët ?heroinë? dhe thuajse një nënë e dytë për të.