U kapën me hashash në Skrapar/ Gjykata jep masat për 6 të arrestuarit, mes tyre edhe një police

2020-12-23 1

SKRAPAR- Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për 6 shtetasit e arrestuar 2-ditë më parë në Skrapar,në kuadër të operacionit policor "Kanioni", gjatë të cilit u gjet dhe sekuestruar një sasi prej 176, 5 lëndê narkotike "Canabis Sativa" e presuar. Edhe pse prokurori i çështhes, Gentjan Abazi ka kërkuar nga gjykata masën e sigurisë "arrest në burg" për të gjashtë të arrestuarit, gjyqtari i çështjes, Pëllumb Zaimi ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Anxhela Beshirin, punonjësen e Policisë Bashkiake Durrës dhe masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për kryeplakun e fshatit Çorogjafë, Fatos Lamaj. Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë: Arben Lekli, Albano Bendo, Sefedin Dokaj dhe Fatjon Beshiri, gjyqtari Pëllumb Zaimi ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat.