http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-numrit dy të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.Shkak u bë kërkesa e avokatit mbrojtës, Artan Broci i cili kërkoi më shumë kohë për t?u njohur me faktet dhe akuzat e Spak ndaj klientit të tij.Kërkesë kjo që u pranua nga gjykata kundër korrupsionit e krimit të organizuar, e cila vendosi që seanca të zhvillohet ditën e nesërme në orën 09:00.Shkëmbi, i cili mbante edhe postin e kreut të Drejtorisë së Hetimeve Qendrore, akuzohet nga SPAK se ka dekonspiruar operacionet e OFL duke u dhënë informacione sekrete subjekteve hetimore në këmbim të parave.Sipas burimeve, hetimet kundër Shkëmbit kanë nisur para 6 muajsh, pas një informacioni sekret të ardhur nga partnerët ndërkombëtar.Ky është hetimi i parë i prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që prek nivele të larta drejtuesish në Policinë e Shtetit. Artan Shkëmbit iu komunikua masa e pezullimit nga detyra ditën e hënë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu.Në 27 shkurt ai kaloi Vetting-un mes dilemave të mëdha pasi njëri prej komisionereve votoi kundër tij pasi kishte probleme me pasurinë .Më herët Shkëmbi ishte dhe pjesë e garës për kreun e BKH, por që nuk arriti të kualifikohej në fazën e testit të poligrafit.